E Diela XXXIV gjatë vitit – Viti A fesat e Krishtit Mbret

Krishti Mbret
Liturgjia e Fjalës së Zotit e festës së Krishtit Mbret! Vëllezër e motra, E kaluam një udhëtim një vjeçar në shoqëri me Jezusin. E filluam me Kohën e Ardhjes kur e pritnim Jezusin; iu gëzuam Lindjes së Shëlbuesit në Kohën e Kërshëndellave, e shoqëruam Jezusin në kohën e paraqitjes së tij publike, kur e dëgjuam mësimin e Tij të përsosur, dhe i pamë mrekullitë e tija të kryera më fuqinë hyjnore, e përcollem në mundime e në vdekje në kryq, por së shpejti iu gëzuam Lexo më shumë...

DITËT E TË LUMËS NËNË TEREZA NË KROACI

NeneTereza
Fryt i qetësisë është lutja; fryt i lutjes është besimi; fryt i besimit është dashuria; fryt i dashurisë është shërbimi; fryt i shërbimit është paqja.” (Nëna Tereza) Ekskluzive nga Marjan Sebaj - Sopi Si çdo vit tanimë tradicionalisht, poashtu edhe sivjet që nga data 13. 11. 2014., e deri më; 17. 11. 2014., u shënuan „Ditët e Nënë Tereza“ në Kroaci. Këto ditë si në kryeqytetin kroat Zagreb poashtu edhe në disa qytete tjera frymohej shqip, ndihej prezenca Lexo më shumë...

Dita e Purgatorëve

piktur_nga_arhivi_Luigj Sopi_9
Një ditë e veçantë në kalendarin kishtar, ku besimtarët katolik, vizitojnë varrezat dhe duke i zbukuruar varret me lule dhe qirinjë i përkujtojnë të parët er vet. Sot më shumë se çdo herë tjetër ne mendojmë edhe për vdekjen. Çka është vdekja? Nëse diçka në botë është e sigurt, pa dyshim kjo është vdekja. Vdekja e cila nuk ka pushim vjetor, nuk ka të ndalur. Ajo para vetit i rrëmben të gjithë njësoj, si të moshuarin ashtu të riun, si të varfërinë ashtu të pasurin. Lexo më shumë...

Festa e të Gjithë shenjtërve

Të gjithë shejtrit_nga arhivi_Luigj Sopi
Të gjithë jemi të ftuar në shenjtëri T’ia pranosh dikujt meritat dhe t’i premtosh atij shpërblim gjithnjë është nxitje më e madhe se sa urdhërimet dhe ligjet që duhet zbatuar. Krishti njerëzit para se t’i ballafaqon me kërkesat e rënda morale, ju premton mirësinë dhe dashurinë e Zotit. Mateu ungjilltar këtë e ka kuptuar shumë mirë. Për këtë arsye Ai në fillim të fjalimit në Mal, para se t’i theksojë kërkesat, jo edhe aq të lehta të Krishtit, i thekson Lexo më shumë...

Në Vatikan Papa Pali VI, u shpallë i Lum.

Paul_VI
Kushë ishte Papa Pali VI (1897 – 1978), për më tepër msojm nga një shkrim i Don Lush GJERGJI Giovanni Battista Montini u lind në Concesio (Brescia)  në vitin 1897, në një familje të mirë intelektuale katolike, besimtarë të angazhuar në veprimet baritore të Kishës. U bë meshtar në vitin 1920. Më pas vazhdon studimet dhe doktoron në filozofi, drejtësinë kishtare dhe atë civile. Pastaj ndoqi edhe disa seminare në Akademinën Papnore për diplomat të Selisë së Shenjtë. Lexo më shumë...

Papa Françesku mesazh falënderimi Presidentit Nishani: populli shqiptar pasuri për Evropën

Papa Françesku Viziton Shqiprin_nga arhivi_Luigj Sopi_1123
Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku në të cilin thuhet: “Zoti President, në vazhdën e Udhëtimit tim të paharrueshëm Apostolik, dëshiroj t’ju shpreh edhe një herë Ju, autoriteteve të tjera si dhe mbarë popullit shqiptar, mirënjohjen time nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe elegante që më ofruat mua dhe atyre që më shoqëronin. U kënaqa që nëpërmjet pranisë sime munda të tregoj afërsinë Lexo më shumë...

Papa Françesku në Shqipëri – Porosi dhe trashëgimi për ne

Don Lush Gjergji_nga arhivi_Luigj Sopi_1221
Shkruan; Don Lush GJERGJI Gjithnjë jetoj dhe përjetoj skenat madhore të kësaj vizite baritore Kishës Katolike në popullin shqiptar, Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Ishte një takim, edhe më tepër përqafim, mes Papës dhe neve, kur hapte dorën për të përshendetur dhe bekuar morinë e popullit nga aereoporti “Nëna Tereze”, nëpër sheshin “Nëna Tereze”, nëpër rrugët e Tiranës. Kudo brohoritje, gëzim, ngazëllim, kënaqësi, Lexo më shumë...

Papa Françesko: Ju falënderoj që më ftuat ta vizitoj atdheun tuaj, “tokën e shqiponjave”

Papa Françesku Viziton Shqiprin_nga arhivi_Luigj Sopi_11789
Nga vizita e Papës në Shqiperi Shkruan; Don Albert Demaj Falënderojmë Zotin, qä na dha mundësinë të shkojmë për ta ndarë gëzimin me mijëra e mijëra shqiptarë të pranishëm në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Misioni ynë ishte grupi më i madh nga diaspora që në mënyrë të organizuar morëm pjesë në këtë ngjarje historike. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme, mbresëlënse, kënaqësi, të jesh në një atmosferë të tillë. Njerëzit nga emocionet e shumta nuk i ndalnin Lexo më shumë...

VIZITA E PAPËS FRANÇESKU NË SHQIPËRI NJË DITË HISTORIKE PËR KOMBIN SHQIPTAR

10678802_10152795404337962_7878305711840226211_n
PAPËS FRANÇESKU, FJALIMI I MIRËSEARDHJES  Takimi me Presidentin e Republikës dhe me Trupin Diplomatik Zoti President,  Zoti Kryeministër, Të nderuar Anëtarë të Trupit Diplomatik,Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj,  Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ju falënderoj që më ftuat Lexo më shumë...

Intervist me Imzot Rrok Mirditen – Papa Françesku në Tiranë, Kisha e populli në pritje…

Imzot Rrok Mirdita_nga arhivi_Luigj Sopi_106
Na ndajnë vetëm dy ditë nga takimi me Papën Françesku në Tiranë dhe mbarë kisha në trevat shqiptare, por edhe shumë qytetarë të vendit e kombit tonë, presin me gëzim ardhjen e pasardhësit të Shën Pjetrit. Ndër ta, edhe ipeshkvi i Tiranës, i cili foli për jetën e vet dhe për kishën shqiptare në një bisedë me gazetarin polak Wlodzimierz Redzioch u paraqit kështu:  Jam një i krishterë, të cilin Hyji e thirri t’i shërbejë Kishës, fillimisht si meshtar e më vonë Lexo më shumë...
Top